75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. A

Nuhiji flet për humbjen nga Prishtina: Me forca të barabarta, ishim më të mirë

Ardijan Nuhiji ka komentuar disfatën 2-0 nga Prishtina në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Dritës thotë se ekipi i tij ishte më i mirë se kundërshtari, derisa dy skuadrat ishin me nga 11 lojtarë në fushë.

“Personalisht mendoj se kemi ba një ndeshje të mirë derisa ishim me forca të njëjta. Ishim më të lartë se kundërshtarët. Ishte mungesë përqëndrimi që na kushtoi. Nëse me Trepçën kemi qenë keq, sot kemi qenë mirë. Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin, thjesht na mungoi fati për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi Nuhiji.

Pas kësaj disfate, Drita mbetet në vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, por tani ka vetëm 2 më tepër se Prishtina.

/Indeksonline/