75 Mall Live Search
12:28 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Nuhiu: Arbëria ‘kockë’ e fortë, kemi shumë mungesa!

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Arbërisë dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita lufton sot për fitore, pasi i duhen pikët për të vazhduar rrugën drejt titullit, ndërsa Arbëria me një rezultat pozitiv tenton t’i shpëtojë vijës së kuqe, shkruan IndeksOnline

Por, për të njohur më shumë planin e kësaj ndeshje, se cili  është qëllimi i klubit nga Gjilani, IndeksOnline ka biseduar me trajneri e Dritës, Ardian Nuhiu.

Tekniku, fillimisht tha se e sheh një kampionat shumë të barabartë dhe se Arbëria ka ditur të tregohet ‘kockë’ e fortë.

“Po shohim një kampionat shumë të barabartë, çdo skuadër ka objektivat e veta dhe secila po lufton që të arrijë objektivat. Sa i përket ndeshjes do të jetë përballje e vështirë, para vetit kemi një skuadër e cila është treguar kockë e fortë”, tha fillimisht Nuhiu.

Ai gjithashtu tregoi se skuadra e tij ka shumë mungesa në këtë ndeshje, ku nuk do të paraqiten futbollistët si Rexha, Gërbeshi, Brdarevski dhe Albert Krasniqi.

“Me të gjithë forcën do të futemi në këtë ndeshje, duhet të bëjmë maksimumin që të marrim më të mirën nga kjo ndeshje. Për sot kemi disa mungesa, në këtë ndeshje mungon, Katriot Rexha, Gërbeshi, Brdarevski dhe Albert Krasniqi, ndërsa Astrit Fazliu mungon shkaku i kartonëve”, përfundoi tekniku.