Nuhiu: Betejë e humbur, por jo e gjithë lufta
Autori i golit të vetëm në udhëtim ndaj Cekisë, ishte Atdhe Nuhiu, që pati paraqitjen e parë për Kosovën në këto eliminatore.
Ai ishte shumë pak i furnizuar me topa, pasi thuajse e gjithë loja ishte në gjysëm fushën e Kombëtarës sonë.
“Jam shumë i lumtur që më erdhi rasti të luaj, mendoj që e kam dhënë maksimumin, për fat edhe shënova”, tha shtatlarti i Sheffield Ëendesday.
“E kemi pritur këtë lojë të kundërshtarit, të na sulmojnë, deri diku kemi luftuar edhe ne, por ka qenë një lojë e vështirë” u shpreh Nuhiu.
/Indeksonline/