75 Mall Live Search
12:16 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Nuhiu: Drita është gati për vazhdimin e kampionatit por nuk vendosim ne

Tashmë ka kaluar një kohë e gjatë, prej vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndalur çdo aktivitet sportiv në Kosovë për shkak të koronavirusit.

Shumë skuadra janë duke kaluar në një fazë jo të mirë, duke hasur në probleme të mëdha financiare pas pezullimit të kampionatit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në një intervistë për IndeksOnline u shpreh se gjendja e skuadrës së tij është e mirë, dhe po vazhdojnë stërvitjet individuale për të mbajtur formën e lojtarëve në nivel të duhur.

“Gjendja te klubi ynë vazhdon të jetë e njëjtë. Vazhdojmë të respektojmë rekomandimet nga organet kompentente. Futbollistët vazhdojnë të punojnë në mënyrë individuale duke ruajtur formën fizike të tyre dhe po presim në rast se na jepet leja që ti rifllojmë stërvitjet”, theksoi fillimisht ai për IndeksOnline.

“Ka qenë një periudhë mjaftë e vështir për të gjithë ne por kemi qenë të detyruar dhe të obliguar të kujdesemi për shëndetin e të gjithëve me shpresë se do ta mposhtim këtë pandemi dhe të kthehemi në normalitet”, shtoi trajneri i skuadrës gjilanase.

Sa i përket rikthimit të futbollit, Nuhiu deklaroi se janë eppidemiologët të cilët do ta japin fjalën kryesore për një gjë të tillë.

“Nuk varet nga ne asgjë. Ne të gjithë jemi gati për një rikthim të garës, por fjalën kryesore në këtë rast e kanë epidemiologët. Nëse ata e vlerësojnë se gara mund të rifillojë pa rrezikuar shëndetin e askujt patjetër se duhet të fillojë”, përfundoi Nuhiu./IndeksOnline/