Nuhiu: E dinim se ishte ndeshje e vështirë, do të jemi gati për Ballkanin

Drita ka mposhtur Llapin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës që ishte shtyrë për shkak të obligimeve të “Intelektualëve” në garat evropiane.
Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Ardian Nuhiu e ka pranuar se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë.
“E kemi ditë që do jetë ndeshje e vështirë dhe shumë e luftuar”, ka thënë Nuhiu për ArtSport.
“Bravo e madhe për lojtarët që ditën të marrin tre pikët, shfrytëzuam gabimin e tyre dhe arritëm të marrim pikët çfarë dhe ishte e rëndësishme”.
“Kundërshtari ishte i fortë dhe u mbrojt mirë, fokusi ka qenë tek Llapi e tash e tutje do të mendojmë për kundërshtarin e radhës do e analizojmë mirë dhe do jemi gati për ta(Ballkanin)”, ka përfunduar Nuhiu.
Ndeshja, Drita – Ballkani luhet të dielën me fillim nga ora 13:30 në Gjilan. /IndeksOnline/