16:26 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nuhiu: Falenderoj kryesinë për besimin, kjo është meritë edhe e Duros

Ardian Nuhiut i është besuar detyra e trajnerit të Dritës pas largimit të Shpëtim Duros, për çka e ka falënderuar kryesinë e skuadrës. Pas fitores në ndeshjen derbi kundër Gjilanit (3:1), Nuhiu është shprehur:

“Jam i lumtur për këtë fitore, sepse futbollistët tanë e merituan plotësisht. Sigurisht që kjo paraqitje është edhe meritë e punës së bërë nga profesor Duro. Unë e falënderoj kryesinë që ma dha besimin për ta udhëhequr skuadrën”, ka thënë Nuhiu për Super Sport Kosova.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ai vlerëson se ishte një paraqitje e mirë e skuadrës së tij. “Kemi krijuar shumë raste, kemi luajtur mirë dhe besoj që edhe në ndeshjet e ardhshme do të aplikojmë lojë ofensive. Futbolli kërkon vazhdimësi dhe synimi ynë është të jemi sa më lart në renditje”, ka theksuar Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje, Drita renditet në pozitën 5-të me 26 pikë.