75 Mall Live Search
15:39 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Nuhiu falënderon futbollistët për një gjysmë-sezon fantastik

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës me rezultat 1:1. Të dy golat u shënuan nga pika e bardhë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit. Besnik Krasniqi shënoj në minutën e 38-të nga penaltia, transmeton Indeksonline.

Ndërsa golin e barazimit për skuadrën e Dirtës dhe që vendosi rezultatin final të këtij takimi e shënoi Gërbeshi nga pika e bardhë në minutën e 83’të duelit.

E pas ndeshjes foli edhe tekniku Ardian Nuhiu, ku tha se skuadra e tij luajtën mirë dhe falendëron futbollistë për këtë gjysmë sezon.

“Ne përgjithësi ishte ndeshje e hapur, derbi, Prishtina kishte raste me të pastërta, një pjesë e dytë ndoshta me mirë, dua t’i falënderoj futbollistë për këtë gjysmësezon”.

“Në një gjendje të jashtëzakonshme të pandemisë, futbollistë janë stërvitur, dhe jam i kënaqur me formën në këtë pjesë të kampionatit”.