75 Mall Live Search
17:05 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Nuhiu: Fitore që na kthen moralin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas fitores 3 me 1 kundër Feronikelit në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Nuhiu u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e futbollistëve ‘Intelektual’, shkruan IndeksOnline

“Urime për djemtë, bën një lojë shumë të mirë. Me plotë merit arritëm këtë fitore. Ishim në një moment të keq pas dy rezultateve negative. Sot erdhi reagimi i lojtarëve në mënyren më të mirë. Duhet të ulim kokën, të punojmë dhe të presim kundërshtarët”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Me këtë fitore Drita ngritët në pozitën e parë me 68 pikë, një më shumë se Ballkanit (68), që ka një ndeshje më pak dhe dy më shumë se Prishtina (66) që po ashtu ka një ndeshje më pak../IndeksOnline/