75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 18 Prill 2021 / A. A

Nuhiu: Fitore e madhe, por të përqëndrohemi te ndeshja e radhës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka qenë shumë i qetë në deklaratën e tij pas fitores së madhe që arriti skuadra e tij, duke mposhtur Trepçën 89 në Mitrovicë 0-1.

Ai kërkojë nga futbollistët të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të përqëndrohen në ndeshjet e radhës.

“Në pjesën e dytë reaguam mirë. Duhet theksuar se në pjesën e parë na shpëtoi portieri Faton Maloku, disa herë. Mendoj që me plot meritë e fituam këtë ndeshje. Është fitore e madhe por duhet të përqëndrohemi te ndeshja e rradhës sepse ka shumë lojë deri në fund” deklaroi Nuhiu për Art Motion.

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e parë me 64 pikë, 3 më tepër se ndjekësi Ballkani.

/Indeksonline/