75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / C E

Nuhiu: Fitorja erdhi pas ndeshjeve të mira, ua dedikoj tifozëve tanë që na mbështetën tërë kohën

Drita shënoi fitore të thellë në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës. 

Gjilanasit mposhtën Llapin me rezultat 4-0.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu theksoi se rezultati erdhi si rrjedhojë e lojës së mirë edhe në ndeshjet e kaluara.

Ky rezultat është si rrjedhojë e asaj që kemi bërë lojë të mirë edhe në ndeshjet e tjera. Kishim raste, por nuk i kemi realizuar. Ndaj Llapit ruajtëm qetësinë për të shkuar te golat dhe shënuam. Përveç golave të penalltisë, kishim dhe raste të tjera. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe durimin. Fitoren ua dedikoj tifozëve tanë që na mbështetën tërë kohën. Është vetëm fillimi i kampionatit, duhet të jemi të qetë. Na pret punë e madhe”, theksoi Nuhiu.