75 Mall Live Search
15:48 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Nuhiu: Fitorja ndaj Dukagjinit e merituar

Drita ka shënuar edhe një fitore në AlbiMall Superligën e Kosovës, dhe vazhdon të jetë lidere në tabelë.

Bardhëkaltërit fituan në udhëtim ndaj skuadrës së Dukagjinit me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Ai tha se përkundër se fusha i pengoi të luajn lojën e tyre, ata arriten një fitore të merituar dhe përgëzoi futbollistët e tij për këto tre pikë.

“Kishim parashikuar ndeshje të fortë, të luftuar. Dua t’i përgëzoj djemtë për luftën, sakrificën. Kishim diskutuar që më e rëndësishme është të merren pikët sepse fusha nuk na lejoi të bënim lojë. Lojtarët luftuan shumë dhe me shumë meritë mendoj se e morëm fitoren. Kishim raste për ta mbyllur lojën më herët, por duhet përmendur se edhe Dukagjini na vuri në vështirësi disa herë”, ka deklaruar Nuhiu./IndeksOnline/