75 Mall Live Search
17:13 / E Martë, 14 Qershor 2022 / k.v

Nuhiu flet për shortin e Konferenc Ligës dhe kundërshtarin Inter Turku

Trajneri i KF Dritës, Ardian Nuhiu ka komentuar shortin e Konferenc Ligës ku skuadra nga Gjilani do të takohet me Inter Turkun nga Finlanda.

Për këtë përballje kryetrajneri i FC DRITA, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundershtari ynë meriton respekt maksiimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftushme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finland është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundeson që të marim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu, transmeton Indeksonline.