75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / C E

Nuhiu: Futbollistët treguan pjekuri të madhe

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, përgëzoi pjekurinë e futbollistëve të tij në sfidën ndaj Vushtrrisë.

Gjilanasit fituan pastër, 4:0, duke bërë hapin e radhës drejt titullit kampion.

“Futbollistët treguan pjekuri dhe nuk e neglizhuan kundërshtarin për asnjë moment. Shënuam gol herët dhe realizuam edhe golat që na siguran qetësinë”, deklaroi Nuhiu për Supersport.

“Jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në fushën e lojës dhe tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”.

“Mos pranimi i golave është meritë e repartit defensiv dhe portierit”.

“E rëndësishme është që futbollistët po tregohen të impenjuar dhe nuk po i lejojnë asgjë rastit sepse nuk guxojmë të befasohemi, sidomos në këtë fazë të garës”, shtoi Nuhiu.