Nuhiu i Dritës, trajneri më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll

Ardian Nuhiu është zgjedhur trajneri më i mirë i viti 2020 në Superligë.
FFK sot ka ndarë çmimet për ‘Laureatët e vitit 2020”, ku Nuhiun e ka vlerësuar si trajnerin më të mirë për vitin 2020, shkruan IndeksOnline
Në vitin e kaluar ai e bëri Dritën kampione të Superligës, e këtë gjysmë sezon janë kampion vjeshtor.
Pasi, pranoi çmimin, Nuhiu foli për sukseset e tij të arritura me FC Dritën.
“Është dita më e lumtur në jetën time, ishte kampionati më i vështirë, është nder dhe privilegj që të marr këtë çmim, gjithmonë duke falënderuar klubin e Dritës”, tha ai