Nuhiu: Ky faktor do ta përcaktoj fituesin e titullit

Drita ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës.
Trajneri i “Intelektualëve” Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes, duke treguar edhe faktorin që do të vendos në kampionin.
“Ishte një fitore e rëndësishme për të fituar kampionatin, para ndeshjes iu kam thënë që vetëm iu do të arrini dhe më vjen mirë që e arritën atë“, ka thënë Nuhiu.
“Ishim të përqendruar në zonën e dytë me shumë përgjegjësi për secilin, përveç ndonjë korrneri nuk ka krijuar ndonjë rast kundërshtari“, ka thënë trajneri.
“Diferenca? Do të jetë garë e ngushtë deri në fund, ndeshjet direkte do të luajnë rol, ne duhet të marrim ndeshjet një nga një“, ka thënë ndër të tjerash trajneri i Dritës.
Drita mban kreun e tabelës por me një diferencë të ngusht me Prishtinën, Ballkanin dhe Gjilanin. /IndeksOnline/