Nuhiu: Lejuam Drenicën të na imponoj lojën e tyre, nuk ishim sa duhet agresiv

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes kundër Drenicës deklaroi se skuadra e tij nuk ishte sa duhet agresive në këtë ndeshje.
Ai beson se me pak fat do ta kishin fituar këtë ndeshje, transmeton Indeksonline.
“Çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Kampionati është i tillë. Mendoj që lejuam që kundërshtari të na impnoj lojën e tyre, nuk besoj që kemi qenë mjaftueshëm agresive. Ishim kërkues, me pak fat ndoshta do ta fitonim ndeshjen. Nga një pakujdesi erdhi goli i kundërshtarit, jo që na rrezikuan më tej. Nuk duam të justifikohem me mungesa të lojtarëve. Në pjesën e parë mendoj se duhej të ishim më agresiv”, tha Nuhiu pas ndeshjes./Indeksonline/