Nuhiu: Lojtarët treguan karakter, fitorja ishte e merituar

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat e Rexhës dhe Fazliut, kurse për mysafirët shënoi John.
Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se fituan me meritë këtë takim.
“Lojtarët treguan karakterin e tyre pas disfatës ndaj Ballkanit, më vjen mirë për reagimin e tyre dhe për shpirtin luftarak të tyre.
Sot fituam me plotë meritë, por dua të falënderoj edhe tifozët që ishin fantastik në fitoren e sotme.
Për fushën dua të them se stafi ka bërë maksimumin, por reshjet e shiut ishin gjatë gjithë natës, dhe kjo e bëri të vetën”, tha Nuhiu në SSK.
Drita me këtë fitore kap pozitën e dytë, kurse Prishtina zbret në pozitën e katërt.