23:31 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nuhiu me ”këmbë në tokë” pas fitores: Duhet të përmirësohemi ende

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka folur pas fitores historike ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.

Reprezentuesi kosovar shënoi golin e epërsisë për Kosovën në minutën e 55-të pas një gjuajtje perfekte duke lënë të pashpresë portierin kundërshtar.

Dhe pas ndeshjes, Nuhiu është shprehur tejet i kënaqur me fitoren si dhe me paraqitjen e lojtarëve, transmeton IndeksOnline.

”Kemi bërë një paraqitje të mirë dhe jemi të kënaqur. Por, normalisht se si çdo skuadër tjetër në botë, edhe ne duhet të përmirësohemi”.

”Sa i përket kualifikimit, ka konkurrencë të fortë. Fillimi nuk është i lehtë, por duhet ta japim maksimumin”.

”Duhet të luajmë mirë në çdo ndeshje dhe ta shohim se ku mund të arrijmë”, u shpreh Nuhiu./IndeksOnline/