75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / C E

Nuhiu: Më vjen keq që nuk fituam, penalltitë edhe mund të humben

Drita ka barazuar pa gola kundër Prishtinës në derbin e kësaj jave.

Pavarësisht rasteve të shumta dhe penaltisë së humbur, kryetrajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes është shfaqur i lumtur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje.

Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, futbollistët dhanë maksimumin, kemi krijuar shumë në pjesën e parë, më vjen keq që nuk fituam, treguam që jemi nivel i lartë dhe kemi shumë cilësi”.

Penalltia edhe mund të humbet, pas penalltisë kemi krijuar mjaft raste, por thjesht mungoi fati”, – përfundoi ai.

Drita mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 23 pikë të grumbulluara.