75 Mall Live Search
21:34 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Nuhiu: Nuk mundem të luanim lojën tonë

Derbi i javës së tretë në AlbiMall Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabart 0-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” ku të dy skuadrat edhe pse kërkonin fitoren ishin edhe po aq të kujdesshme, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për mikrofonat e ArtSport.

Ai tha se i ka kërkuar vazhdimisht futbollisteve të tij të dilnin në lojën e tyre, por ishte e vështirë pasi gjatë gjithë kohës stërviten në stadium me bar sintetik kurse ndeshja u luajt në stadium me bar natyral.

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, ka thënë Nuhiu./IndeksOnline/