Nuhiu pas barazimit me Arbërinë: Jam i kënaqur me lojën

Pas barazimit 1-1 ndaj Arbërisë, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është shprehur i kënaqur me lojën dhe paraqitjen e skuadrës së tij, por jo me rezultatin.
“Kemi krijuar shumë raste, e kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë. Përveç rezultatit, jam i kënaqur me lojën dhe paraqitjen. Nëse nuk shënon mund të dënohesh dhe kjo na ndodhi. Arbëria na krijoi raste kur ne donim fitoren, pas barazimit. Deri te goli ata nuk krijuan asnjë rast” deklaroi Nuhiu.
Drita mbetet lider në Superligë me 40 pikë, 2 më tepër se Ballkani që është në vendin e dytë.
/Indeksonline/