75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / Blerim

Nuhiu pas disfatës nga Trepça’89: Nuk na shkoi asgjë mirë!

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita, humbi me rezultatin final në 1:2 në një ndeshje që ishte e vlefshme për tre pikë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Dritës, Adrian Nuhiu i cili tha se te klubi i tij nuk shkoi asgjë.

“Ne pjesën e parë kemi qenë shumë keq, asgjë nuk na ka shkuar, kundërshtari arriti të na ndëshkoj, ne pjesën e dytë ishim më të mirë, arritëm ta ngushtojmë rezultatin por nuk arritëm të shënonim më shumë”, tha Nuhiu pas ndeshjes.