75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Nuhiu pas humbjes: Rrezikuam, megjithatë presim një kampionat të zjarrtë!

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës ndaj Dritës me rezultatin final në 3:1.

Ndeshja u zhvillua në Turqi, ku edhe ishte hera e parë që Superkupa e Kosovës të organizohet jashtë vendit, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu. Ai tha se skuadra e tij nuk kishte kryer asnjë ndeshje kontrollues para kësaj finaleje.

“Ne rrezikuam për ta barazuar rezultatin, duke marrë parasysh se kjo ishte ndeshja e parë për ne, u pa edhe lodhja e futbollistëve, ne presim një kampionat të zjarrtë”, tha Nuhiu.