15:43 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Nuhiu pasi mposhti skuadrën e Munishit: Përvoja dhe shpirti luftarak na solli fitoren!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë dy golave të realizuara nga Kastriot Rexha, ndërsa Ballkani nuk arriti më shumë se një gol përmes Mirlind Dakut, shkruan IndkesOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se skuadra e tij po luajnë si grup dhe këtë ndeshje e fituan shkaku i shpirtit dhe nga përvoja e futbollistëve.

“Jam shumë i kënaqur me lojën e futbollistëve, kishin shumë dëshirë, shpirti luftarak i gjithë grupit dhe përvoja e futbollistëve na sollën deri te fitorja e sotme. Ne kishim një kundërshtar të fortë para vetit, por futbollistët u angazhuan me shpirtë”, tha Nuhiu.