75 Mall Live Search
15:53 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Nuhiu për fitoren ndaj Llapit: Bëm një ndeshje të madhe sot

Ka përfunduar takimi ndërmjet Llapit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita mposhti Llapin pas një rikthimi të fuqishëm në pjesën e dytë, duke vendosur rezultatin në 1:2, shkruan IndeksOnline

Edhe pse të parët shënuan vendasit përmes Valmir Veliut në minutën e 8’të të takimit, pjesa e dytë i takoi plotësisht Dritës, pasi me Ajzerajn autogolin nga Januzi vulosën fitoren për skuadrën e  tyre.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se ndihet i lumtur për fitore, gjithashtu i gëzuar se fituan tre pikë të mëdha.

“I lumtur shumë, kishim kundërshtari shumë të fortë, kemi marr një trepikësh te madh dhe kemi bërë një ndeshje të madhe. Them drejtën edhe në pjesën e parë futbollistët ishin mirë, por ne reaguam në pjesë e dytë”, tha Nuhiu.