75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Nuhiu: Rezultati i ndeshjes ishte real!

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat që nga fillimi i takimit luajtën me shumë siguri, ku edhe rezultatin final e vendosën në 0:0, shkruan IndeksOnline

Në këtë ndeshje në minutën e 81 me karton të kuq u ndëshkua Sinani i Ballkanit që për 9 minuta ia vështirësoi vërtetë punët suharekasëve.

Pas ndeshje foli edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se rezultati i kësaj ndeshje ishte real.

“Një ndeshje e fituar nga dyja palët nga dyja skuadrat, kishim edhe ne rastet që t’i ndëshkonim, mendoj se rezultati i ndeshjes është real. Mendoj se rezultati është po ai që e kemi menduar se do të jetë”, Nuhiu