Nuhiu: Secili e dinë që kjo është një ndeshje e madhe, dhe se secili shqiptarë do të na përkrahë

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Ndonëse me mungesa të shumta Challandes nesër do të mundohet që të fillojë me 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, para ndeshjes foli edhe sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu i cili tha se do të bëjnë gjithçka për këtë ndeshje.
“Ne e kemi prit këtë ndeshje për një kohë të gjatë, dhe tani presim që nesër te japimi maksimumin”.
“Secili e din që kjo është një ndeshje e madhe, dhe secila shqiptarë do na përkrah”, tha Nuhiu në konferencë për media.
“Para katër viteve kur Kosova u pranua në UEFA e FIFA ne kemi pas një ëndërr që me lu për Kosovën, dhe ne tashmë veç se jemi rritë, por që nuk e kemi parashikuar asnjëherë se sot mund ta luajmë këtë ndeshje”, tha ai.