Nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, Dembele largohet nga Barcelona

Ousmane Dembele do të jetë lojtarë i lirë të enjten e ardhshme dhe pas pesë sezonesh ai mund të largohet nga Barcelona.
Klubi i ka bërë një ofertë rinovimi, por lojtari nuk është i kënaqur nga termat financiarë dhe me shumë mundësi rrugët do të ndahen.
Një periudhë shumë e ngarkuar, me zëra për qëndrimin e tij, por tani në fund, gjithçka duket se është mbyllur, pasi drejtuesit e klubit nuk kanë bërë më asnjë lëvizje për të përmirësuar termat financiarë.
Dembele e di shumë mirë se Xavi e dëshiron atë në skuadrën dhe këtë e tregoi sezonin e kaluar duke e nisur shumicën e ndeshjeve me francezin si titullar, por as kjo nuk ka mjaftuar për të bindur sulmuesin.
Për këtë arsye, pasi të rikthehet nga pushimet, Ousmane do të fillojë të vlerësojë me agjentët e tij propozimet që ka për momentin.
Agjentët po punojnë për diçka të tillë, në mënyrë që klienti i tyre të bashkohet me ekipin të tij të ri sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi shumica e skuadrave fillojnë stërvitjet javën e parë të korrikut.