21:51 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nuk arritën ta marrin Muriqin, Galatasaray kërkon Falcaon

Radamel Falcao pritet të bashkohet me skuadrën më të famshme turke, Galatasaray.

Monaco është pranë transferimit të Andre Silvas nga Milani dhe ardhja e tij do t’i hapte rrugën kolumbianit të largohet.

“El Tigre” ka pranuar të bisedoj për marrëveshje të re me një klub tjetër pasi ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën nga principata.

“Kam dëgjuar edhe interesat e klubeve të tjera, por për momentin kam një vit kontratë. Unë nuk mund të them shumë, por po, unë jam i vetëdijshëm për disa qasje”. ka thënë më parë Falcao.

Galatasaray ka kërkuar edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin por që ky i fundit u bashkua me rivalët e tyre, Fenerbahcen. /IndeksOnline/