23:56 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nuk arritën të nënshkruajnë me Sane, Bayern zgjedh yllin e Leverkusenit

Bayern Munchen është vendosur të nënshkruaj me anësorin e Bayern Leverkusen, Leon Bailey.

Kampionët e Bundesligës tashmë janë dorëzuar për Leroy Sane dhe po kërkojnë të zëvendësojnë me xhamajkanin.

Bavarezët do të përfundojnë marrëveshjen me Bailey ditët e ardhshme.

Ky transferim vjen pas hendekut të lënë nga largimi i dyshes Ribery – Roben.

Bailey ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime në 29 paraqitje në sezonin e kaluar. /IndeksOnline/