75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 19 Tetor 2021 / B O

Nuk arriti të bëhej kryetare, kandidatja kërkon mundësi të reja në Evropë

Të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave në Kosovë tashmë pothuajse din rezultatet finale nga zgjedhjet e të dielës.

Kaltrina Salihu nuk arriti të thyente mitin për tu bërë femra e parë kryetare në Dragash, shkruan Indeksonline.

Kandidatja e Listës Guxo në marrëveshje me Vetëvendosjes arriti të marr numrin më të madh të votave subjekti i saj në këtë komunë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar balotazhin.

Salihu dy ditë pas humbjes ka marrë rrugën për në Austri.

Ajo ka njoftuar se po udhëton për në Vjenë.

“Mundësi të reja” shkruan Salihu në njoftim./Indeksonline/