16:35 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Nuk arriti të mbijetonte në Premierligë, klubi anglez shkarkon trajnerin

Klubi anglez Southampton, ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Ruben Selles.

Shkarkimi i teknikut spanjoll vie pasi Southampton nuk arriti të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit anglez, shkruan IndeksOnline.

Selles udhëhoqi klubin gjatë javeve të fundit, ku nuk arriti ta shpëtonte nga rënia në Championship, dhe sipas njoftimit të klubit, ai do të këtë drejtojë skuadrën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Liverpulit.

Southampton renditet në pozitën e fundit në tabelën e Premierligës më 24 pikë./IndeksOnline/