75 Mall Live Search
09:48 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërron jetë futbollistja 20 vjeçare

Mesfushorja e re premtuese për fat të keq ndërroi jetë si rezultat i lëndimeve që morri.

Futbollistja xhamajkane, Tarania Clarke ka ndërruar jetë pasi raportohet se ishte goditur me thikë pas një mosmarrëveshje për një telefon celular në Kingston të premten në mbrëmje.

20-vjeçarja u dërgua në spital, por pas mbërritjes në spital ajo nuk kishte më shenja jete me sulmuesin e dyshuar tani në arrest policor, transmeton Indeksonline.

Clarke ishte kapitenja e ekipit xhamajkan Waterhouse FC dhe priste të merrte një bursë kolegji në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm./Indeksonline/