75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Nuk betohen dy kryetarët e komunave veriore, shtyhet seanca solemne

Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Këtë e ka konfirmuar Dejan Gureshiq. kryesues i kuvendit komunal të  Mitrovicës veriore.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë.

Ndërsa Bashkim Cimili zv/kryesues i kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka bëre të ditur se nuk i di arsyet e shtyrjes së seancës..

“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë” theksoi Cimili.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq.