75 Mall Live Search
14:33 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Nuk bie ‘kështjella’ e Romës përballë Interit!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Romës dhe Interit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në Serie A.

Skuadra e Romës ishte duke avancuar me golin e Pellegrinit që nga minuta e 17’të në 1:0, ku me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, shkruan IndeksOnline

Por, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, ishin futbollistët e Interit që morën në ‘dorë’ lojë ku edhe përmbysen rezultatin e romakëve në 1:2

Me golin e Skinarit dhe Hakimit, Interi e rikthyen rezultatin në favor të tyre.

Por, kur po mendohej se këtë takim do ta fitonin ‘zikaltërit’, në skenë për Romën doli Mancini i cili në fund të ndeshjes shënoi për rezultatin final 2:2.