75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

Nuk blihet futbolli me para, finalja e madhe, Liverpool-Real Madrid

Real Madridi ka arritur të shkojë në finale të Champions League, duke e mposhtur kështu Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese.

Ishin Rodrygo dhe Benzema ata që eliminuan “Qytetarët” falë golave të tyre.

Fillimisht shënoi Ryad Mahrez për “Qytetarët”, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, sepse “furia” e “mbretërve” nuk do të vononte.

Rodrygo e çoi lojën në vazhdime, ndërsa Benzema e vulosi fituesin e takimit dhe e fundosi Manchester Cityn.

13-herë kampionët e këtij kompeticioni do të luajnë ndaj Liverpool në finalen e madhe të Champions League. 

No description available.