Nuk del më vetëm në shesh, kryeministri rrethohet nga 6 truproja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nisur sot punën e tij në zyrën e Qeverisë. Pas takimit të 7 shtatorit në Bruksel, kreu i Ezekutivit siç duket i është kthyer rutinës së tij.
Por, ani pse ka vendosur që në këmbë të shkojë në Qeveri, Hoti sot u pa në sheshet e Prishtinës, duke hecur.

Hoti sot në shesh nuk ishte vetëm. Ai kishte prapa edhe 6 truproja që e shoqëronin deri te zyra e tij në Qeveri.
E më 7 shtator, Hoti dhe Vuçiqi, u takuan në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes. Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiqi tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një letre, drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Hoti shkruan: “Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë”.
Kryeministri thotë se marrëveshja është hap i rëndësishëm “drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke midis dy shteteve”.