10:13 / E Hënë, 29 Maj 2023 / B O

Nuk depërton “as ajri”, Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan blindojnë hyrjen e Komunës së Zveçanit

Policia e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it amerikan kanë krijuar siguri të madhe para hyrjes së objektit në Komunën e Zveçanit.

Njësite të specializuara të Policisë po qëndrojnë me maska kundër gazit lotsjellës në hyrjen e objektit të komunës, ndërsa para tyre po qëndrojnë ushtarët e KFOR-it.

Prania e ushtarëve dhe policëve është rritur në masë të madhe pas insistimit të protestuesve për futjen në objektin e komunës./Indeksonline/