75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

“Nuk deshëm t’i vrisnim”. Pendohen autorët e krimit në Shqipëri

Autorët e vrasjes së dyfishtë në Laç, Markel, Manuel dhe Vincens Bushi kanë shprehur pendesë për krimin e kryer. Para hetuesve autorët e vrasjes kanë thënë se nuk deshën t’i vrisnin kushërinjtë Jushi, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ndërkohë nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se autorët dhe viktimat janë përplasur fillimisht me njëri-tjetrin jashtë ambienteve të lokalit dhe më pas janë përdorur armët.

Sipas të dhënave ata ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe debati në lokal ka nisur për rrjetet sociale, duke i thënë njëri-tjetrit pse ke postuar këtë foto dhe pse atë foto.