75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nuk dhezë vetura e policisë në Prizren, qytetarët u dalin në ndihmë

Jo rrallë herë i quajmë heronj. Janë këta policët të cilët na sigurojnë  dhe prej të cilëve në vazhdimësi ndihemi të mbrojtur para çdo rreziku që mund të  përballemi, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo kushtet në të cilat ata punojnë, jo rrallë janë treguar të papërshtatshme për ta.

Një rast i tillë dëshmohet edhe në këtë moment ku një patrullë e policisë në Prizren,  ka ngecur në rrugë. Kjo pasi që vetura e tyre, nuk filloi të punonte, e për këtë ishin disa prizrenas që iu ndihmuan policëve tanë, që të vazhdojnë të kryejnë si gjithherë me profesionalizëm punë  e tyre.

IndeksOnline ju sjell pamje: