75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Nuk dhezi në Gjermani, Berisha nënshkruan me këtë skuadër evropiane

Talenti 20 vjeçar kosovar, Mërgim Berisha ka ndërruar skuadër. Sulmuesi i ri ka dështuar me kalimin te skuadra gjermane, Magdeburg, për tu rikthyer përsëri në kampionatin austriak.

Berisha është huazuar deri në vitin 2020 te skuadra e Altach.

“Mërgim Berisha është lojtari ynë i preferuar dhe një sulmues me shumë potencial. Ai kishte disa opsione, por na zgjedhi ne, dhe jemi të lumtur për këtë” ka thënë Georg Zellhofer, president i klubit.

Berisha është në kontratë me skuadrën e madhe autriake, Red Bull Salzburg./Indeksonline/