”Nuk di asgjë”, Postecoglou flet për marrëveshjne e Dier me Bayern Munich

Ditën e sotme është raportuar se Bayern Munchen ka arritur marrëveshje për transferimin e Eric Dier.
Mbrojtësi anglez nuk ishte i ftuar në ndeshjen e FA Cup, ku Tottenham shënoi fitore 1-0 ndaj Burnley, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, tha se nuk di asgjë për këtë marrëveshje dhe se Dier nuk ishte i ftuar për ndeshjen e sotme pasi ishte i lënduar.
“Unë nuk di absolutisht asgjë. Dier është lënduar. Ai u lëndua dje në stërvitje, kjo është arsyeja pse nuk u zgjodh sot.”, tha Postecoglou./IndeksOnline/