75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 12 Tetor 2025 / G T

“Nuk di të lexoj futbollin”, Shakohoxha “godet” trajnerin Sylvinho: Është me fat në këto momente te Shqipëria!

Ish-komentatori i njohur i futbollit, tani i papunë, Dritan Shakohoxha ka goditur me një intervistë në Report TV trajnerin Sylvinho.

Shakohoxha mendon se trajneri brazilian është me fat që është në këto momente trajner i “kuqezinjëve”, shkruan Indeksonline

Ai poashtu thotë se Sylvinho nuk di të lexojë futbollin!

“Unë shoh një skuadër shumë të lidhur me njëri-tjetrin, që japin maksimumin dhe luajnë në mënyrë të mrekullueshme. Nuk e shoh influencën e trajnerit. Shoh një trajner që ka ulje ngritje të ndryshme.

“Është një trajner që gjatë ndeshjes reagon shumë pak. Nuk është shumë influencer, si psh De Biasi.

“Shoh një trajner që është në vendin e duhur, në momentin e duhur. Sigurisht që ka eksperiencë, jep eksperiencën e tij, por ta lexoj mirë futbollin nuk e shoh”, u shpreh Shakohoxha.

Kujtojmë që Dritan Shakohoxha udhëtoi drejt Serbisë, por nuk u lejua të futej në stadium për ta shikuar ndeshjes, andaj këtë takim e shikoi në Beograd./Indeksonline/