20:14 / E Premte, 24 Mars 2023 / MSH

Nuk di të plaket, J-Lo tregon se kur nis stërvitjet e mëngjesit

Jennifer Lopez thotë se stërvitet çdo ditë që në orën 5 të mëngjesit, jo vetëm për t’u dukur bukur në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.

53-vjeçarja tregoi rutinën e saj të lodhshme në një intervistë të mërkurën me “UsWeekly”, ku shpjegoi se mbajtja e trupit gjatë gjithë kohës në lëvizje e ndihmon të mbajë edhe të ruajë pozitivitet në aspektin psikologjik.

“Nuk është sekret që stërvitja është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime”, tha Lopez.

“Mendoj se ka një lidhje pozitive mes ushtrimeve dhe shëndetit mendor. Kur arrin të ekuilibrosh vendosmërinë dhe objektivat e qarta, natyrshëm del në pah versioni më i mirë i vetes sonë”.

Lopez tha se ajo është gjatë gjithë kohës në lëvizje, nga ora 5 e mëngjesit deri në darkë, duke mos u dorëzuar as para ndonjë agjende të ngjeshur që ka në ditë të caktuara.

“Nuk kam frikë të sfidoj veten, jam e hapur për të shtyrë veten në limite, siç po ndodh tani që po bëj prova për albumin e ri që del këtë verë”.

Jennifer Lopez Shows Off Impressive Workout Routine: https://www.instagram.com/p/CY7tnXwpb-C/

Përveç vrapit, aktivitetet e tjera sportive që ajo kryen janë kikboks, stërvitje rezistence, dhe ushtrime të tjera për muskujt.

“Çfarëdo të ndodhë, ajo vjen në orar në stërvitje dhe e merr shumë seriozisht”, tha trajnerja e saj, Tracy Anderson.

“E njeh shumë mirë trupin e vet dhe e di që puna do të japë rezultate”.