Nuk dihet ende fati i Didier Deschamps me Francën

Mes presionit në rritje ndaj presidentit të FFF-së Noël Le Graët nga reagimet e shkaktuara nga komentet e tij kundër ndaj Zinédine Zidane deri te akuzat për ngacmim seksual, figura politike e futbollit francez po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen nga pozicioni që ka mbajtur për më shumë se një dekadë.
Le Graët ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit ekzekutiv këtë mëngjes, me shumë anëtarë që shpresojnë që dita të përfundojë me dorëheqjen e tij. Disa brenda komitetit janë të pakënaqur për mënyrën në të cilën ai vendosi për rinovimin e kontratës së Didier Deschamps vetë, pas shpinës së tyre, raporton L’Équipe.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate të re është një burim i veçantë zemërimi, duke pasur parasysh se Deschamps do të qëndrojë deri në Kupën e Botës 2026, edhe pse mandati i fundit i Le Graët në krye përfundon në 2024.
Ata që po vënë në pikëpyetje kontratën nuk duan ta ndërpresin atë, por përkundrazi ta modifikojnë atë për të lejuar një dalje të mundshme në 2024, ose ta zvogëlojnë atë në dy vjet. /IndeksOnline/