75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Nuk dihet kur do të fillojë punën transporti publik

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se në aksionin e sotëm ishin rreth 250 autobusë ku operatorët ekonomikë shprehën pakënaqësi, duke lëvizur nëpër kryeqytet.

Ai ka thënë se deri në plotësimin e kërkesave, greva do të vazhdojë.

Kështu, ende nuk dihet se kur do të kenë mundësi qytetarët e Kosovës të udhëtojnë me autobusë.

Kjo është dita e tretë qëkur kjo shoqatë ka hyrë në grevë./IndeksOnline/