75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / AR

Nuk do e besoni! Ja kush mund ta zëvendësojë Amber Heard në “Aquaman 2”

Roli i Amber Heard si “Mera” në “Aquaman 2” ka disa ditë që po përfolët në internet.

Madje, janë dhënë disa sugjerime se kush mund të jetë zëvendësuesja e saj, pasi është duke u përballur në gjykatë me ish-bashkëshortin, Johnny Depp, transmeton Indeksonline.

Emilia Clarke, Blake Lively kanë qenë disa emra të lakuar, por listës i shtohet edhe avokatja e Depp, Camila Vasquez.

Kudo në rrjetet sociale e veçanërisht në TikTok, kreator të ndryshëm shfaqin admirimin ndaj avokates, duke e cilësuar si të aftë, të zgjuar dhe seksi. :jo, ka sjellë edhe një valë të re, e cila përfshin sugjerimin për të marrë rolin e Mera-s.

Deri tani, peticioni për ta hequr Amber Heard nga “Aquaman 2” ka arritur një shifër prej 4,4 milionë firmash.

Kujtojmë se Depp hodhi në gjyq Amber Heard për shpifje, kur ajo e akuzoi në “The Washington Post” si dhunues./Indeksonline/