“Nuk do jetë ministre Duda Balje”, Emilija Redzepi e ndezë situatën para seancës

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilija Redzepi, ka arritur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty ku sot do të mbahet për të tretën herë këtë javë seanca për konstituimin e Kuvendit.
Përpara medieve, Redzepi shuajti dyshimet rreth prishjes së koalicionit me LVV-në.
E pyetur nga IndeksOnline nëse është dakord që Duda Balje të jetë ministre, Redzepi u shpreh shkurt:
“Nuk është Duda Balje ministre”.