Nuk do ta besoni, kaq vite mbushi sot këngëtarja shqiptare

Eneida Tarifa sot feston ditëlindjen.
Ajo mbushi plot 39 vjet jetë, shkruan Indeksonline.
Përmes disa imazheve të publikuara në Instagram, ajo dha një mesazh për të gjithë ata që i ka pasur pranë si në ditë të mira dhe të këqija.
“Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë të veçante nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shpresë, celebrojnë “jet^n” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh). Mendoj se jetët tona duhet t’i ndërtojmë vetë, t’i zbukurojmë vetë, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua ky është suksesi i një jete kryesisht të lumtur. Dhe mos me thoni që është çeshtje fati. Fati është vetëm një kurthëz i vogël” për të ndejtur rehat… Ajo që ndërton në jetë është vepra jote dhe këtë mundohem t’ia mësoj Arias përditë. Falëminderit për të gjithë dashurinë që më jepni çdo ditë. Tani miqtë që kanë ditëlindjen sot. Ju dua ??????♥️♥️♥️”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/