75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nuk do ta besoni që këto fjalë kanë dalë nga goja e Leo Messit

Argjentina fitoi medaljen e bronztë për her ë parë në histori të Kupës së Amerikës, pasi mposhti të shtunën Kilin 2-1.

Por vëmendja kryesore ishte te kartoni i kuq i Leo Messit, që sipas shumë kujt në ishte i drejtë.

Sulmuesi i Barcelonës shpërtheu në deklaratë pas ndeshjes duke thënë se kjo ishte e ndërlidhur me korrupsion.

“Çfarë kam thënë, ndodhi. Unë nuk shkova në podium për ta marrë medaljen sepse nuk desha të bëhem pjesë e korrupsionit. Ne kemi dashur më tepër se kaq por nuk na kanë lejuar të shkojmë në finale. Korrupsioni dhe gjyqtarët nuk i lejuan njerëzit të shijojnë futbollin dhe e poshtëruan atë” deklaroi pas ndeshjes Messi.

Kartoni i kuq për argjentinasin ishte i dytë në karrierë. Kartonin e parë e kishte marrë në debutim në vitin 2005 kundër Hungarisë. /Indeksonline/